Krerët e institucioneve të Republikës së Çekisë do të mblidhen në tetor për të diskutuar rreth politikës së jashtme të shtetit.

Por Qeveria e Cekisë tashmë ka marr vendim: Njohja e Kosovës nuk HIQET edhe pse Presidenti i këtij vendi e kërkoi atë.

Një nga çështjet që do të jetë temë diskutimi, do të jetë edhe nisma e presidentit çek, Millosh Zeman, për të shqyrtuar tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, kryediplomati çek, Tomas Petriçek, nuk e ka pritur fare takimin e muajit tetor për të treguar se nuk ka kurrfarë arsye që Republika e Çekisë të tërheqë njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Askush në Republikën e Çekisë nuk pajtohet me nismën e presidentit Millosh Zeman për të shqyrtuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Përveç kryeministrit Andrej Babish, se nuk ka nevojë të rishqyrtohet pozicioni i Çekisë karshi Kosovës e thotë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Toma Petriçek.

“Ne e kemi njohur Kosovën ‘de jure’”, thotë prerë Petriçek.

Petriçek ka thënë sot se nuk sheh kurrfarë arsye që shteti i tij të tërheqë njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Politika e jashtme e Çekisë duhet të jetë e rrjedhshme dhe e qartë”, është shprehur tutje ministri çek, shkruan Lidovky.cz, transmeton Gazeta Express.

Tutje ai ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me kryeministrin dhe zyrtarët tjerë shtetërorë për këtë çështje.

“Jam i gatshëm që të diskutoj për këtë çështje me kryeministrin dhe zyrtarët tjerë dhe do të propozoj argumentet e mia”, ka shtuar tutje ai.

Nismën për të diskutuar mundësitë për tërheqjen e njohjes për Kosovën e ka marrë presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, gjatë qëndrimit të tij në Beograd.

Ndërkohë, edhe përkundër faktit që i ka pëlqyer qëndrimi i Zemanit për Kosovën, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka shprehur rezervat e tij se mund të ndodhë ndonjë tërheqje e njohjes.

Gjatë muajit tetor pritet të mbahet një takim i gjithë zyrtarëve shtetërorë të Çekisë ku do të diskutohet për koordinimin e politikës së jashtme, ndërkohë pritet që temë diskutimi të jetë edhe çështja e Kosovës

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu