Kryetari më i ri Kuvendit të Republikës se Kosovës Glauk Konjufca është një 38 vjeçar i cili pas vetes ka një bagazh politik e arsimor. Glauku llogaritet të jetë krye parlamentari më i ri në Ballkan por edhe në disa shtete të Evropës.
Glauk Konjufca është lindur në korrik të vitit 1981, në Prishtinë. Ka përfunduar studimet e Filozofisë në Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës.
Pak kush mund ta di se Konjufca kohë më parë ka botuar edhe librin e tij “Huti i minervës fluturon në muzg G.Ë.F. Hegel”. Viti 2010 kishte qenë mjaft domethënës për të derisa për herë të parë u zgjodh deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në legjislaturën e IV-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kurse në vitin 2011-2014 ishte nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitin 2014 u zgjodh sërish deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në të njëjtin vit u zgjodh nënkryetar i kuvendit deri me 12 mars 2015. Në korrik të vitit 2014 ai u zgjodh kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në legjislatuerën e V-të ishte zv. Kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukrurë, Tregëti dhe Industri në Kuvendin e Kosovës. Është i martuar dhe ka një fëmijë.
Glauk Konjufca është i martuar më Emira Bajçinca dhe ka dy vajza Knida dhe Erena.

Glauk Konjufca me bashkeshorten dhe vajzen