Dhomat e Specializuara në Hagë dje kanë bërë publike aktakuzën për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Kjo aktakuzë, prej 68 faqesh, që është e redaktuar, është konfirmuar më 26 tetor 2020, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.Dhomat e Specializuara pretendojnë se në fund të korrikut të vitit 1998, në Jabllanicë, ka qenë një shtab i UÇK-së nën komandën e Lahi Brahimajt, ku u mbajtën peng 13 persona, të cilët u lidhën me litar dhe ruheshin me roja.

“Së paku midis prillit 1998 dhe fundit të korrikut 1998, në Jabllanicë, Gjakovë, kishte një shtab të UÇK-së nën komandën e Lahi BRAHIMAJT. Lahi BRAHIMAJ dhe një numër anëtarësh të tjerë të UÇK-së mbajtën të ndaluar së paku 13 persona për periudha kohe të ndryshme dhe pa proces ligjor të rregullt në një kompleks në Jabllanicë që shërbente edhe si kazermë. Të ndaluarve iu konfiskuan dokumentet dhe gjësendet personale. Ata u lidhën me litar dhe tel dhe ruheshin me roja.”, thuhet në pikën e 61-të të aktakuzës./GazetaSinjali/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu