Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë pas goditjes nga vetura në rrugën Komoran -Carralevë, kanë njoftuar nga policia e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Rastin e kanë konfirmuar për Express nga policia e Kosovës, rajoni në Prishtinë.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën Komoran – Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Mercedes dhe një këmbësore”, thuhet në njoftim të policisë.

Viktima mësohet se është XH.A, 28-vjeçare, derisa policia ka njoftuar se ka arrestuar ngasësin e automjetit.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja:Xh. A femër 28 vjeç, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran. Ngasësi i automjetit Mercedes , B.Z , 53 vjeç, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, kanë njoftuar nga policia.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu