Pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën me 14 shkurt, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë paraqitur 208 ankesa kundër këtij rezultatit.

“Ju informojmë se kandidatet e subjekteve politike brenda afatit prej 24 orëve në PZAP kanë paraqitur 208 apele, kundër rezultatit përfundimtarë të zgjedhjeve të publikuar nga KQZ-ja”, ka njoftuar PZAP.

LEXO EDHE: Cila bukë është më e shëndetshme për organizmin tonë ?

Tutje PZAP njofton se janë në procedim/administrim të ankesave.

“Prandaj ende nuk kemi mundësi për t’ju informuar me numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-i lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Afati për paraqitjen e ankesave ka përfunduar në orën 11:25 ndërsa PZAP lidhur me këto apele do të vendos brenda afatit ligjor prej 72 orëve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu