Deputeti Bekim Haxhiu i PDK-së, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se një pacienti në Kosovë i është ndalur furnizimi me oksigjen, pasi nuk ka boca të oksigjenit, shkruan GazetaFlash24.

Sipas Haxhiut, Kosova nuk është duke e menaxhuar mirë pandeminë, dhe ka një numër të lartë të vdekjeve.

“Pacientit S.B i është ndalur furnizimi me oksigjen sepse nuk ka boca të oksigjenit. Të sfidoj kryeministër me ardhë me bisedu me mjekë, situata është para kolapsit. Kërkah nuk jemi, vetëm 15 vende të Evropës kanë numër më të madh të vdekjeve se Kosova“, tha Haxhiu./GazetaFlash24

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu