Presidentja e Parlamentit Zvicran, deputeti Mauro Tuena dhe
ambasadori Thomas Kolly kanë vizituar dhe kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial Krushë e Madhe shkruan GazetaFlash24.

Delagacioni zviceran u pritën me ngrohtësi nga gratë e Krushës që themeluan shoqatën ” Gratë e Krushës” dhe poashtu Zvicra është krenare dhe e impresionuar me punën e grave të Krushës.

Postimi i plotë:

Presidentja e Parlamentit Zviceran (Këshillit Kombëtar) e shoqëruar nga deputeti Mauro Tuena dhe ambasadori Thomas Kolly kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial Krushë e Madhe për viktimat e konfliktit në Kosovë përfshirë edhe personat ende të zhdukur.

Zonja Moret u impresionua nga forca dhe guximi i familjarëve të tyre.
Delegacioni zviceran gjithashtu u mirëprit me ngrohtësi nga gratë e veja që themeluan kooperativën “Gratë e Krushës”. Zvicra është krenare për punën e vështirë të grave të Krushës dhe e impresionuar nga cilësia e produkteve të tyre që eksportohen në Switzerand dhe më gjerë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu