Në emisionin “Debat Plus” ku i ftuar ishte lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj u organizua edhe një sondazh me pyetjen se a duhet që ai të jetë sërish kryeministër.

Në këtë anketë morën pjesë në votim mbi 5 mijë persona.Nga këta 5 mijë persona, mbi 57 për qind votuan për që Haradinaj të jetë kryeministër, dhe 43 për qind votuan kundër.

Ndërkaq, Haradinaj ka parashikuar që koalicioni AAK- PSD do t’i marrë mbi 30 për qind të votave në zgjedhjet e 6 tetorit.Ai ka theksuar se AAK është rritur jo vetëm në rajonin e Dukagjinit, por edhe në pjesë tjera të vendit,

“Mund të befasojmë edhe në rajonin e Anamoravës”, ka theksuar ai.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu