Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar të dhënat sa i përket raporteve financiare të subjekteve politike. Lëvizja Vetëvendosje prin me pasuri në krahasim me partitë tjera politikë.

Në pasurinë e subjekteve politike përfshihet tokat, objektet, pajisjet, pasuritë e paprekshme, llogaritë e arkëtueshme, parapagimet, paratë dhe pasuritë tjera

Në këtë listë prin Lëvizja Vetëvendosje me 136 mijë e 508 euro sipas publikimit të KDI’së.Pas VV’së rreshtohet PDK’ja me 70 mijë e 986 euro, AAK’ja me 45 mijë e 255 euro, Nisma me 42 mijë e 044 euro dhe Lista Serbe me 40 mijë e 255 euro.

Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar vetëm 12 mijë e 817 euro pasuri duke u renditur si subjekti i tetë me më së shumti pasuri.

Subjektet politike parlamentare duket që janë në borxhe të shumta, në kuptim të bilancit negativ mes të hyrave dhe shpenzimeve që ato kanë deklaruar përgjatë vitit 2019.

Ato kanë deklaruar 4 milion e 665 mijë euro të hyra, ndërsa kanë shpenzuar 5 milion e 433 mijë euro. E si burim kryesor të të hyrave të tyre, subjektet politike i kanë deklaruar mjetet që marrin nga buxheti i shtetit, përmes Fondit për mbështetjen e subjekteve politike.

Në përgjithësi, subjekti me më së shumti të hyra të deklaruara për vitin 2019 është PDK me mbi 1,2 milion euro. Pas PDK-së radhiten LVV me mbi 1,1 milion euro, LDK me mbi 910 mijë euro, AAK me mbi 320 mijë euro, LS me 300 mijë euro, NISMA me 200 mijë euro, AKR me 120 mijë euro, KDTP me rreth 90 mijë euro dhe koalicioni VAKAT me rreth 65 mijë euro. Pas tyre renditen subjektet tjera Alternativa, PLE, PAI, NDS, PREBK, JGP të cilat kanë deklaruar rreth 30 mijë euro të hyra secila.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu