Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka shpërndarë një fjalim të mëparshëm të ish-kryeministrit Albin Kurti me datë datën 26 shkurt 2016 transmeton GazetaFlash24.

Në të cilën thotë se Kurti e bënte përgjegjës ish-presidentin Hashim Thaçi për zhdukjen e Behajdin Allaqit, më 1998.

“Cili Albin?! Fjalimi në videon e mëposhtme mban datën 26 shkurt 2016. Në zhvillim e sipër është seanca për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në atmosferën e tensionuar për zgjedhjen e Thaçit president, Kurti e bën përgjegjës Hashim Thaçin për zhdukjen e Behajdin Allaqit në kohë lufte. Këtu nuk është diskutimi nëse duhej zgjedhur Thaçi president, por deri ku shkon kufiri i përdorimit të mjeteve në luftën politike. Vetëm kur e mendon veten mjet të domosdoshmërisë historike, secili mjet të lejohet, dhe secili moment është vendimtar. Zgjedhja e Thaçit president për situatën politike sigurisht se kishte rëndësi, por për historinë është pa asnjë relevancë”, ka shkruar Molliqaj.

Dardan Molliqaj ka shkruat se Kurti tani po flet ndryshe, sepse fjalët e tij të dikurshme, nuk po i pëlqejnë më as elektoratit.

“Kurti sot po flet ndryshe. Siç duket ka filluar ta kuptojë që urimet e tij “Hashim shko në Hagë” nuk po pëlqehen as prej elektoratit të tij. Lere pastaj, që kushedi çfarë konsekuenca politike sjellë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Cili Albin është i vërtetë? Ky i ditës së djeshme që kërkon mbrojtjen e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit nga shteti, apo ky që akuzon për vrasje. As njëri as tjetri. Është Kurti instrumentalizues. Ata që mendojnë se Kurti paska reflektuar, ose thjesht po taktizon, duhet të kuptojnë që nuk analizohet Kurti pa ia analizuar ideologjinë. Ky vërtetë nuk sheh asgjë kontradiktore në këto dy qëndrime. Vetëm kur e mendon veten mjet të domosdoshmërisë historike, e vërteta është pashkëputshëm e lidhur me ty. Kështu gjithçka arsyetohet. Nuk mund ta di nëse do të ndodhë, por qysh tash jam në gjendje ta paramendoj një diskurs arsyetues për një koalicion me PDK-në”, ka shkruar Molliqaj./GazetaFlash24.net

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu