Arbërie Nagavci ka thënë se janë dakorduar të kenë vetëm 12 ministri. Sipas saj, ende nuk ka diskutime se kush do të udhëheqë ministritë e caktuara, por të gjithë do të udhëheqin në bazë të parimeve të qeverisë “Kurti” dhe se ministrat dhe zëvendësministrat nuk do t’i takojnë partisë së njëjtë. Sipas analistëve, të dy subjektet duhet të bëjnë një qeveri më ndryshe nga ato të deritashmet, si dhe të realizojnë premtimet e tyre. Ndonëse po priten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Lëvizja Vetëvendosje, që në fillim janë dhënë sinjale për lidhjen e një koalicioni.

Me arritjen e një marrëveshjeje këto dy parti do të duhet të ndajnë edhe ministritë, të cilat do t’i udhëheqin. Për ndarjen e dikastereve ministrore ndërmjet këtyre dy subjekteve ka ditë që në ambientet politike dhe jopolitike të vendit përflitet kush kë do ta udhëheqë, madje përmenden edhe emra konkretë nga të dy taborët politikë. Fillimisht kalkulohen preferencat e LVV-së të shfaqura publikisht nga kjo parti. Vetëvendosja pritet të marrë atë të Punëve të Brendshme, të Financave dhe Ministrinë e Drejtësisë, ministri këto për të cilat në njëfarë mënyre LVV-ja shumë më herët publikisht i ka shfaqur si preferenca të vetat. Menjëherë pas shpalljes së rezultateve preliminare nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku e para doli Lëvizja Vetëvendosje, kreu i saj Albin Kurti kërkoi lidhjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi që i vetëm nuk do të mundë ta formojë Qeverinë. Në rast të një koalicioni mes këtyre dy subjekteve do të bëhet edhe ndarja e ministrive. /Zeri

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu