Sulmi shumëfishtë me armë të hënën në mbrëmje më 2 nëntor në Vjenë la 4 persona të vrarë dhe shtatëmbëdhjetë njerëz të tjerë të plagosur rëndë.

Persona të armatosur hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme në qendër të qytetit, ndërkohë që një prej sulmuesve u vra nga policia.

Viktimat ishin dy gra dhe dy burra, nga ku njëri prej viktimave ishte shqiptari Nexhip Vrenezi, 21 vjeç nga fshati Velesht komuna e Strugës.

I ndjeri Nexhip Vrenezi kishte dale në ambientin e jashtëm para lokalit ku pinte kafe me shokët e tij për të pirë një cigare.

Viktimat ishin në një zonë të qendrës së qytetit të mbushur me njerëz në bare dhe restorante, afër sinagogës qendrore të Vjenës.

I riu u godit barbarisht me dy plumba nga një prej terroristëve, duke e plagosur rëndë dhe më pas ai humbi jetën.

Pjesë e emisionin ‘Me zemër të hapur’ është bërë daja i viktimës tregoi momentet e fundit të nipit të tij, i cili kishte dalë me shokët e tij për të festuar faktin se pasi kishte mbaruar ushtrinë kishte gjetur dhe punë dhe do e niste të nesërmen.

“Nipi im mbeti viktimë atje, në një mbrëmje që kishte dalë shëtitje me shokët. Është rritur atje dhe ka jetuar prej vitesh. Ngjarjen e kemi pritur me dhimbje të madhe. Lajmin e morëm vesh ditën tjetër, në mëngjes. E kanë marrë veshur nga shokët e tij gjermanë. Ata e njoftuan familjen. Nuk e kanë ditur familja e motrës time, se mes viktimave ka qenë dhe djali. Një nga shokët ka njoftuar vëllain e vogël dhe u njoftua familja. Familja ka kërkuar sqarim. Ai fillimisht ka qenë i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë. Plumbat e kanë kapur në gjoks. Më pas është shpërndarë turma, ai ka rënë në tokë. Djali është gjetur 10 metra larg vendit të ngjarjes. Djali kishte 3 javë që kishte mbaruar ushtrinë dhe kishte dalë që të festonte me shokët. Kishte fituar dhe një vend pune dhe kishte dalë me shokët. Një pjesë e familjarëve kanë ardhur. Prindërit janë afër, për 1 orë vijnë këtu. Trupi i pajetë i djalit do të dërgohet këtu në Maqedoni dhe do të varroset nesër.”, tha daja. Ai tha se gjendja shëndetësore e motrës së tij është e rënduar pas ngjarjes shokuese, ndërsa tha se nipin e tij e kishte takuar në qershor, gjatë kohës së pandemisë.

“Gjendja ka qenë shokuese dhe për ne. Ata si prindër e kanë shumë më të vështirë. Shokues ka qenë për të gjithë ata. Pas lajmit, bashkia ka shkuar për ndihmën e parë pranë familjes së motrës time. Në qershor të këtij viti në kohën e pandeminë ka qenë këtu tek ne. Për herë të fundit. Në qershor u takuam si daja me nipin. Ai kohë më parë ishte marrë dhe me futboll”, -pohoi daja i viktimës.

Trupi i pajetë i shqiptarit mbërrin në fshatin Velesht ditën e mërkurë, nga ku do të bëhet edhe ceremonia e varrimit. Ky sulm terrorist u komentua shumë nga mediat botërore dhe ato shqiptare pasi pati si protagonist tre shqiptar, njëri prej tyre ishte terroristi i identifikuar si shqiptar i Maqedonisë së Veriut, nga fshati Çollopek Kujtim Fejzullahi, viktima Nexhip Vrenezi dhe policja heroine siç e quajnë mediat, Doruntina Miroci.

PJESE NGA INTERVISTA

Evis Ahmeti: Si e mësuat lajmin për humbjen e nipit tuaj në këtë sulm terrorist?

Gajur Kaba: Ne e mësuam lajmin nëpërmjet mediave që po ndodhte diçka, por më vonë u njoftuam nga shokët e nipit që ishin ato momente me të

Evis Ahmeti: Nipi juaj i ndjerë ku jetonte dhe çfarë studionte?

Gajur Kaba: Nipi kishte vetëm dy muaj që kishte mbaruar ushtarakun dhe atë natë kishte dalë të festonte me shokët!

Evis Ahmeti: Si ndodhi?

Gajur Kaba: Ai ka qenë duke konsumuar një cigare pasi ishte shume pak metra nga tavolina ku po qëndronte me shokët, aty është qëlluar me plumba në kraharor nga terroristi

Evis Ahmeti: Çfarë informacioni keni rreth terroristit që kreu sulmin?

Gajur Kaba: Nga informacionet që ne kemi, dimë që ai kishte vetëm dy muaj që jetonte veç familjes

Evis Ahmeti: Si janë familjaët e viktimës? Si është gjëndja e tyre shëndetësore dhe fizike?

Gajur Kaba: Shumë keq, madje nëna e viktimës ka qenë nën kujdesin mjekësor dhe shëndetësor

Evis Ahmeti: Nipi juaj i ndjerë ishte dhe një futbollist pasi e pëlqente sportin?

Gajur Kaba: Po ai luante futboll, madje ai kishte aplikuar në një punë dhe kishte fituar, pikërisht kjo ishte arsyeja e daljes së tij. 25 km ishte larg nga banesa bari në të cilin po konsumonin edhe kafen

Evis Ahmeti: Kur do të niste punën nipi juaj?

Gajur Kaba: Ditën e martë ai do të fillonte punë, por që nuk u realizua kurrë

(BalkanWeb)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu