Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, ka sjell së fundmi një bashkëpunim me reperin e labelit OTR, Varrosi.

“Ring ring” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike nën rrymat RnB dhe hip-hop.

Vija melodike është realizuar nga vet Dafina dhe Varrosi, gjersa po të njëjtët kanë shkruar edhe tekstin – secili pjesën e tij.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft interesant, i cili i përshtatet tematikës së këngës.

Ana vizuale i është besuar produksionit të njohur, Entermedia.

Ky projekt i pason këngëve të shumta që Dafina ka sjell këtë vit, të cilat kanë rezultuar thuajse të gjitha të suksesshme.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu