Zyrtarët e shtetit serb pas caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Kosovës kanë dalë hapur në përkrahje të “Listës Serbe” që udhëhiqet nga Goran Rakiq. Ndërkohë serbët tjerë që jetojnë në Kosovë e që do të garojnë ndaraz prej tyre po i frikësojnë e linçojnë si “njerëz të perëndimit”, shkruan Gazeta Express.

E siç shkruajnë sot mediat serbe, bashkëpunëtori i Marko Gjuriqit, zëvëndës drejtori i të ashtuquajturës “Zyra Për Kosovën” kishte hyrë në Kosovë, ndërkohë ishte ndaluar nga Policia e Kosovës derisa po shkonte nga Ranilluga drejt qytetit të Artanës.

Sipas tanjug në aksionin e ndalimit të Dushan Kozarv kanë marrë pjesë një numër prej 20 policësh me 5 automjete, të cilët më pas edhe e kanë përzënë bashkëpunëtorin e Gjuriqit për në Serbi përmes pikës kufitare të Konçulit.

“ 20 oficerë policie, dhe pesë makina, e kanë përcjellë Kozarevin deri në pikën kufitare në Konçul’, duke shpjeguar se ‘ përfaqësuesit e shtetit të Serbisë nuk janë të dëshiruar në zgjedhjet e Kosovës”, thuhet në reagim të lëshuar nga e ashtuquajtura ‘Zyra për Kosovën’.

Ndërkohë ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast.

Kujtojmë se kohë më parë ishte arrestuar nga Policia e Kosovës edhe Marko Gjuriq, pasi nuk kishte marrë leje për t’u futur brenda terrtorit të Republikës së Kosovë

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu