Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi ka nisur shkarkimet nëpër pozita të larta menaxheriale brenda Telekomit gjatë këtyre ditëve,ku vetëm dje ka pasur 6 shkarkime të nivelit të lartë.

Istrefi ka vendosur që për shkak të përformancës së dobët të në punën që e bëjnë këta punëtorë që mbajnë pozita të larta menaxhuese në Telekom.

Sipas tij, ata që do të shkarkohen, do t’i takojnë kryesisht departamentit të shitjes, pasi është vërejtur një papërgjegjësi ndaj kërkesave të konsumatorëve.

“Duke e parë përformancën e tyre kam qenë jashtëzakonisht i detyrueshëm që të marrë vendime të marrë vendime të nivelit të lartë të menaxhimit që të bëjë ndryshe, rifreskime dhe ne të fillojmë me njerëz të ri të japin kontributin e tyre që të mund sado pak të krijojmë një qëndrueshmëri financiare. Ka pasur diku 6 shkarkime dje të nivelit të lartë, sot pritet të ketë edhe shkarkime të tjera të nivelit të menaxherëve regjional, të disa menaxherëve të tjerë në disa drejtori tjera, kështu që do të vazhdohet çdo ditë të identifikohet përformanca e secilit që kanë pozita që të shikohet përformanca e tyre dhe të bazë të përformancës të jepet edhe vlerësimi edhe gradimi, edhe stimulimi por edhe të ndëshkohen ata të cilët nuk e kryejnë punën si duhet…Sot priten shkarkime tjera do jenë diku nja 10”, tha ai.

“Kryesisht departamenti i shitjes e ka thuajse rolin kyç pasi ne lidhim kontrata me biznese, me institucione, me konsumatorë dhe secili prej tyre kategori nga një menaxher kontrate dhe e shohim një moskomunikim në mes të sekretariatit me krijimin e këtyre kontratave. Dhe ka qenë një neglizhencë jashtëzakonisht e madhe ndaj stafit të brendshëm dhe nuk do kem kompromisë ndaj këtyre personave që janë të papërgjegjshëm në raport me trajtimin e kërkesave të konsumatorëve”, tha Istrefi për KosovaPress.

Gjatë ditës së djeshme përveç Demir Limajt, të shkarkuar të tjerë janë Arsim Bilalli dhe Arben Shabani./gazetametro.net

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu