Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka reaguar ashpër pas zhvillimeve në Prishtinë ku mbetën të helmuar 26 komisionerë nga zarfet e dërguara nga Serbia.

Ai paralajmëroi zhvillime shumë të këqija dhe i bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë dhe siç i referohej Republikës sonë “e ashtuquajtura Kosovë” që të vinin në vete në mënyrë që të shmangnin pasoja katastrofale.“Jam tepër i shqetësuar nga situata në Kosovë dhe Metohi, veçanërisht lidhur me faktin se shqiptarët do të provojnë të marrin vendime për të shfuqizuar Listën Serbe,” tha Vuçiq në një diskutim.

Ai theksoi që Lista serbe është nj parti që ka fituar 96% të votave të serbëve të Kosovës dhe që kishte mbështetjen e Beogradit, shkruan B92.Presidenti serb tha po ashtu që ishte e çuditshme se si asnjë komisioner serb i pranishëm në KQZ nuk kishte raportuar ndonjë simptomë helmimi nga zarfet që mbanin votat e serbëve.

E megjithatë, anëtarë shqiptarë të KQZ-së kishin raportuar reaksione alergjike pikërisht nga këto zarfe të ardhura nga Serbia.“Nuk do të ketë serbë në institucione të Kosovës, dhe pa serbë në këto institucione qysh mund të mbrohet liria dhe shtëpitë e tyre,” shtoi më tej Vuçiq. /Periskopi

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu