Është bërë bujë e madhe sa i përket emërimit të djalit të deputetit Haxhi Shala Flakron Shalës si konsull i përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë shkruan GazetaFlash24.

Por çfarë është një konsull dhe cilat janë detyrat e tij mund ti mësoni në shkrimin e mëposhtëm.

Një konsull është përfaqësues zyrtar i qeverisë së një shteti në territorin e një tjetri, që normalisht vepron për të ndihmuar dhe mbrojtur qytetarët e vendit të konsullit dhe për të lehtësuar tregtinë dhe miqësinë mes njerëzve të të dy vendeve[1]. Një konsull dallohet nga një ambasador, ky i fundit është një përfaqësues nga një kryetar shteti në tjetrin. Mund të ketë vetëm një ambasador nga një vend në tjetrin, që përfaqëson kreun e shtetit të vendit të parë në atë të dytë, dhe detyrat e tij ose të saj rrotullohen rreth marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve; megjithatë, mund të ketë disa konsuj, një në secilën prej disa qyteteve kryesore, duke u ofruar ndihmë çështjeve burokratike si qytetarëve të vendit të konsullit që udhëtojnë ose jetojnë jashtë vendit dhe qytetarëve të vendit ku banon konsulli i cili dëshiron të udhëtojë për të tregtuar me vendin e konsullit .

Neni 5 i LIGJIT PËR MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME DHE SHËRBIMIN DIPLOMATIK TË KOSOVËS pika 5.3 thotë se:

Konsullatat ose konsullatat e përgjithshme në vendet ku Kosova ka ambasador të akredituar janë nën autoritetin e ose udhëzimet e atij ambasadori dhe konsiderohen zyra vartëse pjesë të misionit të tij.

GazetaFlash24 ju sjellë detaje se si zgjidhet një konsull dhe çfarë aftësi duhet të posedojë ai person paraprakisht tregon neni i 6-të i ligjit përkatës.

Neni 6

Ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm si dhe shefat e tjerë të misioneve duhet të posedojnë:
a) aftësi relevante profesionale;
b) reputacion të lartë;
c) njohuri të marrëdhënieve ndërkombëtare;
d) njohuri të gjuhës angleze dhe zakonisht, në rastet e shteteve evropiane, të një gjuhe zyrtare të
vendit përkatës.

Konsujt e përgjithshëm apo shefat e misioneve në përgjithësi emërohen përmes disa procedurave që i parasheh neni 7 i ligjit të lartëcekur.


Neni 7
Emërimi i Shefave të Misioneve

7.3 Presidenti, pas konsultimit me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme vendos pastaj nëse
njëri nga kandidatët duhet të emërohet për në shtetin pranues ose organizatën ndërqeveritare
ndërkombëtare. Pasi të jetë marrë pëlqimi nga shteti pranues, Presidenti akrediton kandidatin e
suksesshëm.

Neni 22 Emërimi dhe akreditimi i shefave të misioneve diplomatike/ambasadorëve , pika 5 e këtij ligji thotë se : 5. Pas pranimit të raportit nga Komisioni për Punë të Jashtme, Ministri e njofton Presidentin dhe Kryeministrin me rezultatet e këtij raporti. Mirpo sipas Hotit kjo është e pavërtetë pasi ai ka deklaruar se nuk ka qenë i informuar për këtë emërim.

Neni 37 Formimi, riorganizimi dhe mbyllja e misionit konsullor

1. Misioni konsullor i Republikës së Kosovës hapet, riorganizohet dhe mbyllet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës, pas konsultimit me Kryeministrin.

Neni 47 Emërimi dhe shkarkimi i konsujve të përgjithshëm

5. Mandati i Konsullit të Përgjithshëm është katër (4) vjet, me mundësi vazhdimi në kohëzgjatje jo më shume se edhe një (1) vit.

6. Shkarkimi i Konsullit të Përgjithshëm bëhet sipas shkaqeve dhe procedurës së përcaktuar në këtë ligj për shefat e misioneve diplomatike.

Neni 47 Emërimi dhe shkarkimi i konsujve të përgjithshëm

2. Konsulli i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet me dekret te Presidentit, sipas propozimit te Ministrit. Konsulli i Përgjithshëm emërohet nga radhët e anëtarëve të shërbimit të jashtëm pjesë e karrierës diplomatike me të paktën gradën diplomatike këshilltar ose një gradë tjetër të barasvlershme, sipas këtij ligji. /GazetaFlash24.net/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu