Bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu ka paralajmëruar padi ndaj deputetes së AAK-së, Time e Kadriaj e cila ka thënë se bashkëshorti i saj merr pagën e Konsullit në Shkup, por qëndron në Prishtinë.


Ai ka thënë se Time Kadrijaj do të paditet për shpifje.

“Unë nuk jam, dhe as nuk kam qenë ndonjëherë Konsull. I përkas grupit të gjashtë diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008 — shumë vite para se të njihesha me Vjosën”, ka thënë Sadriu.

Ai ka thënë se deputetja Kadrijaj se si Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme duhet ta dijë se Presidentja u.d., nuk emëron e as shkarkon diplomatë të nivelit të tij por vetëm Shefa të misioneve.

“Për fat të keq ju —dhe të tjerët si ju —ma keni mohuar mundësinë për të qenë Shef Misioni sepse nuk ju ka interesuar profesionalizmi në shërbimin e jashtëm”, ka thënë ai.

Kujtojmë që ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në disa vende të rajonit.

E për këtë̈ ka reaguar deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj. ku ka thënë se populli po e pret edhe shkarkimin e burrit të saj.

“Vjosë, Kosova po e pret shkarkimin e burrit tënd, i cili gjithë ditën rrin në Prishtinë por e merr pagën e konsullit në Shkup”, thuhet në reagimin e Kadrijajt./Reporteri

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu