Analiza përfundimtare e provës së fazës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit Pfizer, ka treguar se kjo vaksinë është 95% efektive në parandalimin e infeksionit, duke mos shkaktuar efekte anësore, shkruan CNN.

Kompania thekson se vaksina parandaloi format e lehta dhe të rënda të Covid-19 tek të infektuarit. Për më tepër vaksina ishte 94 për qind efektive tek të moshuarit, të cilët janë më të prekshëm ndaj Covid-19.

Pfizer, i cili zhvilloi vaksinën me partnerin e saj BioNTech, tha se kompanitë planifikuan të aplikojnë në Administratën e Ushqimit dhe Barnave për autorizimin emergjent “brenda ditësh”, duke rritur shpresat se vaksina kundër Covid-19 mund të bëhet realitet.

Një grup i pavarur ka mbikëqyrur rezultatet dhe efektet anësore. “Deri më sot, Komiteti i Monitorimit të të Dhënave për studimin nuk ka raportuar ndonjë shqetësim serioz të sigurisë në lidhje me vaksinë”, theksohet në njoftimin e kompanisë.

Prova klinike e fazës 3 të vaksinës filloi më 27 korrik./Reporteri.net

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu