Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku VV doli e para.

Berisha tha se të gjitha partitë përjetuan rënie përveç Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ky ishte një trend tek të gjitha partitë përveç Lëvizjes Vetëvendosje. Partitë e tjera kanë pasur rënie. LDK ka ra përgjysmë, PDK ka pasur rënie, një parti se ka kaluar pragun, ne si Aleancë e kemi mbajtur kryesisht atë nivel, jemi kthyer në atë nivelin bazë në themelet tona, që i kemi të forta por kësaj radhe nuk i kemi 20 mijë vota”.

“Ka qenë një fushatë e egër mediatike, e kushtueshme e një partie politike se do t’i marrë të gjitha me dezinformata se Vetëvendosja ka me i marrë 7 mijë përqind e 500 mijë deputetë. Populli dikur mendoj ashtu. Ishte edhe nevoja për ndryshim por edhe një dozë të madhe të propagandës se do t’i marrë mbi 60 përqind”.

Berisha po ashtu shtoi se mashtrimi sipas tij është me shikueshmëri, gjersa shtoi se Albin Kurtin e shikojnë 100 mijë kinezë.

“Është mirë që ka ndodhur ndryshimi, por populli e humbi interesimin. Kur ndodh ndryshimi nuk duhet të ndodh me mashtrim por duhet të ndodh natyrshëm. Mashtrimi është prej fillimi me shikueshmëri. Për shembull 100 mijë kinezë e shikojnë Albin Kurtin, duke lënë përshtypje se 100 mijë njerëz po e shikojnë në Kosovë. Këso mashtrimesh optike dhe virtuale”, tha ai në Klan Kosova.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu