Në Bosnje dhe Hercegovinë po mbahen zgjedhjet lokale, të cilat ishin planifikuar të mbahen më herët, por u vonuan për shkak të një krize për miratimin e buxhetit, shkruan “Bota sot”.

Gati 3.4 milionë votues kanë të drejtë të zgjedhin këshillat e bashkive dhe kryetarët, në dy rajonet autonome të vendit – Federatën Myslimane-Kroate dhe Republika Sërpska. Zgjedhjet po mbahen edhe në Qarkun neutral të Bërçkos.Por në lokalitetin e Sarajevës, një votues, ka bërë të pavlefshëm fletëvotimin, duke shtuar edhe një opsion në fund, kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.

Gjithashtu, ai ka lënë një mbishkrim aty, duke shkruar “politikani i vetëm në rajon që nuk është i korruptuar”.

Image

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu