Entuziazmi i tifozëve për Përfaqësuesen e Kosovës vazhdon të mbetet i madh edhe kur bëhet fjalë për përfaqësuese rivale të vogla.

Kësisoj, “dardanët” kanë shprehur interesim të madh për të përcjellë edhe ndeshjen miqësore me skuadrën autsajdere, Gjibraltari. Kjo ndeshje luhet më 11 tetor në “Fadil Vokrri”, tri ditë para ndeshjes eliminatore për “Euro 2020” kundër Malit të Zi, transmeton Koha Ditore.

Arianit Ahmeti, zëvendëssekretar në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), thotë se rreth 7 mijë bileta janë shitur për pak orë pas lëshimit të tyre në sistemin online.Biletat janë lëshuar në shitje të hënën mbrëma. Të martën, Ahmeti tha se numri i shitjeve ka shkuar në rreth 8 mijë, nga 12.586 sa janë në dispozicion.“Janë shitur rreth tetë mijë bileta, shumica prej tyre vetëm në orët e para pasi i kemi lëshuar në shitje 12.586 sosh.

Realisht kemi pritur që shitja të mos shkojë shpejt sikurse për ndeshjet eliminatore, pasi një gjë e tillë ka ndodhur edhe në miqësoren që e kemi pasur me Danimarkën”, është shprehur Ahmeti. “Për ne, ky është një trend normal i shitjes së biletave, pasi e kemi parasysh që është miqësore.

Megjithatë, entuziazmi i tifozëve tanë për ta përkrahur ekipin asnjëherë nuk mungon. Presim që të gjitha biletat të shiten deri në fillim të muajit të ardhshëm”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu