Të diplomuarit e skemës Young Cell-programi i BE-së që financon të rinjtë e Kosovës për të studiuar në Bashkimin Evropian, sot kanë ndarë përvojat e tyre personale gjatë studimeve dhe periudhës së aplikimit për bursa, të cilat kanë për qëllim ndryshimin e administratës publike dhe reformat e sundimit të ligjit.E pranishme në këtë debat ishte edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, e cila tha se kjo se është një mundësi e mirë e avancimit të të rinjve.Krahas kësaj, Apostolova tha se procesi i përzgjedhjes së aplikantëve është shumë transparent, dhe nuk bëhet nga institucionet kosovare.

Kjo skemë tha se është instrumenti më i mirë për të ndryshuar administratën publike në Kosovë, për çka sipas saj BE mbështetjen më të madhe e ka në sundimin e ligjit, e reformat e drejtësisë.Leonita Shabani, e cila është përfituese e kësaj burse, tha se ka qenë periudhë e vështirë, megjithatë sipas saj kjo ishte mundësi e re, e cila i ka ndihmuar në avancimin akademik.Ajo u ka bërë thirrje të gjitha femrave, grave, që të definojnë qartë ëndrrën e tyre, sepse sipas saj, gratë nuk e kanë përkrahjen e duhur për të bërë një gjë të tillë.

Edhe Adil Bytyqi përfitues i kësaj burse tha se synimi i tij ka qenë që së paku masterin ta përfundojë në shtetet e BE-së.Bytyqi ka inkurajuar studentët e rinj që të mësojnë gjuhët e huaja, në mënyrë që të përgatiten për aplikim në skemën “Young Cell”.

Egzon Osmanaj, po ashtu përfitues i kësaj burse, tha se ka përfunduar masterin në Britani të Madhe, dhe se studentët kosovarë ne të gjitha drejtimet, pothuajse kanë qenë studentët më të mirë.Krahas kësaj, Osmanaj në këtë debat tha se pas kthimit nga aty, ka vënë në funksion përvojën, duke punuar në Ministrinë e Drejtësisë, dhe praktika të tjera në Kuvend të Kosovës, për tema të dialogut.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu