Dita e shtunë ishte absolutisht fantastike në top-ligat evropiane, me gjigantët e futbollit që u tronditën nga kundërshtarët e tyre. Dhe, gjërat tashmë pritet të ndërrojnë me disa trajnerë që pritet të mbesin të papunë.

Bayern Munchen u mposht 5-1 nga Eintracht Frankfurti në një ndeshje absolutisht të tmerrshme nga skuadra bavareze.

Bayerni aktualisht ndodhet në vendin e katërt në tabelë, me pesë fitore, tre barazime e dy humbje në dhjetë ndeshjet e para në Bundesligë.

Kampionati gjerman megjithatë ka rezultuar të jetë aq kaotik, sa asnjë skuadër nuk është shkëputur në tabelë, por Bayern është Bayern dhe Kovaq zor se do t’i mbijetojë një tjetër zhgënjimi në mesjavë.

Gjasat që kroati të shkarkohet në fakt janë më të mëdha se sa të mos shkarkohet. Manuel Neuer, portieri legjendë në klub, ka kërkuar hapur ndryshime në ekipin bavarez, transmeton Periskopi nga Bavarian Football Works.

Zëvendësues potencialë: Arsene Wenger, Mauricio Pochettino, Leonardo Jardim.

E turpëruar dje mbeti edhe Manchester United. Gjiganti anglez që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer u mposht 1-0 nga Bournemouthi.

Me këtë humbje, United është në vendin e 10 me vetëm 13 pikë në 11 ndeshje. Ose, 20 pikë më pak se Liverpool që ndodhet në vendin e parë. Me një ritëm të tillë, United mund të ketë probleme serioze që të futet në top-6 marrë parasysh formën e skuadrave tjera.

Solskjaer ka po ashtu gjasa shumë të mëdha që të largohet nga klubi gjatë kësaj jave.

Zëvendësues potencialë: Mauricio Pochettino, Eddie Howe.

Ndërkohë, Arsenali i Unai Emeryt edhe pse ndodhet më mirë në tabelë, nuk ia doli të fitonte në shtëpi ndaj Wolvesit. Dhe, duket se klubi nga Londra ka gjetur edhe zëvendësimin adekuat: Jose Mourinho.

Portugezi ka humbur magjinë e tij dhe ka qenë i kontaktuar nga disa klube më të vogla si Benfica e Lyon, por një ofertë nga Arsenali, në këtë pikë të karrierës së tij, ai do ta pranonte pa u menduar dy herë. Sidoqoftë, te Arsenali ndryshimi mund të mos vijë edhe dy-tri javë.

Zëvendësues potencialë: Jose Mourinho.

Dhe, ekipi i fundit që mund të bëj ndryshimin është Barcelona. Klubi katalan u mposht 3-1 në mesjavë duke i dhënë mundësinë Real Madridit që të dilte e para në tabelë.

Nuk e bëri as ekipi i Zidane, që barazoi 0-0 me Betisin në Bernabeu. Por, Zidane është më komod sepse ekipi i tij gëzonte veçse formë të tmerrshme.

Barcelona mund ta zëvendësoj Valverden pas një humbjeje eventuale nga Interi në Champions League dhe e cila do të dëshmonte se klubi katalan nuk ka rritur gjasat për trofeun më prestigjioz as sivjet.

Zëvendësues potencialë: Arsene Wenger, Thiago Motta, Xavi Hernandez.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu