Babai i Astrit Deharit, aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, e ka marrë sot raportin e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për vdekjen e djalit të tij, për të cilën thotë se konstaton se ai është vrarë.

Me këtë rast, ai nuk la pa i akuzuar disa njerëz si përgjgjës dhe “argatë” të përgjegjësve për vdekjen e djalit të tij. Dehari ka përmendur edhe drejtorin e televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiun.

Për këtë, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Baton Haxhiun. Ai ka thënë se nuk përgjigjet në asnjë pyetje.

“Jo nuk.. Nuk… Nëse më pyetni diçka, s’jam i interesuar të flas kurrgjë. S’deklaroj kurrgjë për çkado”, ka thënë Haxhiu.

Përveç Haxhiut, Avni Dehari, për vdekjen e të birit e ka akuzuar kryeprokurorin e atëhershëm të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxhën e ministren e atëhershme të Drejtësisë, Dhurata Hoxhën.

“Për vrasjen e Astrit Deharit, përgjegjës janë, përpos kryeprokurorit të atëhershëm Sylë Hoxhës, së bashku me kompaninë e tij dhe ministres së atëhershme, Dhurata Hoxhës. Janë edhe argatët e tyre, në rastin konkret, Baton Haxhiu me Klan Kosovën si media, pastaj kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Behxhet Shala dhe Vehbi Kajtazi i Insajderit, që vazhdimisht nëpër media janë përpjekur ta bindin opinionin se bëhet fjalë për vetëvrasje”, ka thënë Dehari.

Konkluzionet e raportit të ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, të publikuara sot, hedhin dyshim të madh se Astrit Dehari është vrarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016, ndërkohë që e përjashtojnë pothuajse tërësisht mundësinë që ai të ketë bërë vetëvrasje.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu