Publicisti Baton Haxhiu, ka thënë se nga nata kur janë shpallë rezultatet preliminare të zgjedhjeve të përgjithshme është bërë e qartë se kush do të jetë në Qeverinë e re dhe se LDK dhe VV nuk kanë ku e qojnë njëra-tjetrën.

Haxhiu tha në Klan Kosova se LDK dhe VV nuk kanë ku e qojnë njëra tjetrën pasi që opozitë po dihet që do të jenë PDK dhe AAK.“LDK dhe Vetëvendosje nuk kanë se ku e çojnë njëra-tjetrën. PDK është tërheq dhe ka pasë një qëndrim të AAK-së se do të shkojë në opozitë.

Nëse dy parti kanë thënë se janë në opozitë, atëherë LDK dhe VV nuk kanë rrugë tjetër përveç që ta ndërtojnë koalicionin. Nuk ka rrugë tjetër, koalicion LDK-VV ose zgjedhje”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu në Analiza Zgjedhore ka theksuar se as LDK dhe as VV nuk janë të gatshme për zgjedhje të reja.“Për mua interesant është se cili është modeli i komunikimit për qeverisje sepse dallimet janë serioze mes këtyre dy partive politike si për dialogun, çështjen e veriut”, ka përfunduar Haxhiu. /gazetametro.net

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu