Nëna ka raportuar se gjatë natës së 17 nëntorit është sulmuar fizikisht nga e bija dhe burri i saj.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 23:00 në Prishtinë, përcjell Gazeta Insajderi.

Sipas policisë viktima nga lëndimet e marra ka pranuar tretman mjekësor.

“Prishtinë 17.11.2020-23:00. Viktima f/k ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vajza f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati ndërsa e dyshuara f/k është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu