Avokati i Rexhep Selimit, David Young dhe avokatja e Jakup Krasniqit kanë kundërshtuar ashpër propozimin e Prokurorisë që gjykimi të fillojë në verën e vitit të ardhshëm.

Avokati i Selimit, ka thënë se parashtrimet e prokurorisë janë zhgënjyese dhe absurde, dhe të njëjtat nuk marrin parasysh të drejtën e të akuzuarve.

“Më duhet të them që në parashtrimet e prokurorisë janë zhgënjyese dhe absurde. Ato nuk marrin parasysh të drejtën e të akuzuarve. Afati kohor i parashtruar nga prokuroria e tregon këtë. Prokuroria i ka pasur të paktën pesë vite, teksa unë në Hagë kam arritur një javë më parë. Unë çuditem, por me respekt duhet të them që afatet kohore janë absolutisht absurd. Ne duhet të kemi kohë të mjaftueshme për të kryer hetime të thelluara dhe një kalendar që duhet të jetë i arsyeshëm”, ka thënë ai.

Propozimin e ka kundërshtuar edhe avokatja Malajziane e Jakup Krasniqit.

“Nuk jemi fare dakord me parashkrimet të prokurorisë. Jam dakod me parashkrimet e avokatëve, kolegëve të mij. Lidhur me përgatitjen e çështjes ne na duhet kohë dhe mjete të mjaftueshme, përshtatshme dhe adekuate duke marrë parasysh edhe situatën me COVID-19”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu