Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Dastid Pallaska, ka folur pas seancës së parë në gjykatë ku ish-kryetari i PDK’së u shpreh i pafajshëm.

Pallaska ka treguar se për çka akuzohet Thaçi.

“Si për të por edhe për mbrojtjen e tij, është hera e parë që akuzat për të cilat ai ngarkohet qe sa vjet, pothuajse nga vitit 2010, kanë kaluar nga rrafshi i thashethemeve dhe zhanrit të librave shkencoro-fantastik në një forum formal gjyqësor. Kjo është mundësia e parë që ato të trajtohen në një forum serioz, atë të gjykatës normalisht ku nuk do të duhej të mbijetonin thashethemet e tilla”, thotë Pallaska në Pressing në T7.

‘Përmendja e akuzave për trafikim të organeve është shumë me rëndësi pasi që nga kjo seancë mbrojtja duhet të parashtrojë edhe kundërshtimet e veta procedurale sa i ëprket juridiksionit të kësaj gjykate. Kjo gjykatë ka lindur për vetëm një çështje të vetme, akuzat e Dick Marty”, tha Pallaska.

“Në aktakuzë pretendohet se e gjithë struktura e UÇK’së ishte anëtare e kësaj ndërmarrje të përbashkët kriminale. Aty përveçse përmendeshin disa me emra, ashtu përmendeshin ata të tjerët në bazë të pozitave të tyre”, tha ai.

Ai sqaroi pse mbrojtja citoi Joe Biden dhe Bob Dole.

“Në aktakuzë pretendohet se e gjithë struktura e UÇK’së ishte anëtare e kësaj ndërmarrje të përbashkët kriminale. Aty përveçse përmendeshin disa me emra, ashtu përmendeshin ata të tjerët në bazë të pozitave të tyre”, tha ai.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu