Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari ka zbuluar detaje nga biseda në takimin e fundit me të birin në burg, dy vjet pas vdekjes të djalit të tij në Burgun e Prizrenit në rrethana të dyshimta.

Avni Dehari në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini ka thënë se takimin e fundit me Astritin e kishte pak ditë para vdekjes misterioze së këtij të fundit.

Babai i të ndjerit rrëfen edhe bisedën e fundit që ai ka pasur me Astritin në Burgun e Prizrenit, dhe shqetësimet që i biri i kishte përcjell i biri.

“Më tha se e kanë kërcënuar se do ta dërgojnë në Kumanovë. Pasi ne jemi nga rrethi i Kumanovës. Ai na ka angazhuar të py esim atje miqtë dhe shokët që kemi, a dinë diçka në lidhje më këtë çështje”, tha Dehari, përcjell Telegrafi.

Ai tregon se ishin ndjerë të habitur përse e kanë kërcënuar të birin e tyre më dërgim në Kumanovë.

“Pse ta kërcënojnë me dërgim në Kumanovë? Për çfarë arsye? Kemi pyetur shokë e miq që kemi atje, njerëz që janë në pushtet atje, por na kanë thënë se nuk kanë njohuri për diçka të ngjashme”.

Avni Dehari thotë se i biri i tij ishte kërcënuar edhe me dënim prej 10 viteve burg.

VIDEO

VIDEO

“Është kërcënuar me burgim prej dhjetë viteve burg dhe është marrë në pyetje edhe natën… Qëllimi ka qenë që [Astriti] të pranojë veprën për të cilën është akuzuar”.

Ai ka thënë se edhe vdekja e djalit të tij të madh Arbnorit, ende ka mbetur e pazbardhur.

“Nuk kemi asnjë raport edhe për vdekjen e Arbnorit”, tregon babai, i cili ka humbur dy djemtë e tij.

“Edhe hetuesi që ka hetuar vdekjen e Arbnorit ka vdekur, edhe pse nuk mund të di se në çfarë mënyre ka vdekur ai”, tregon Dehari./Telegrafi/

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu