Autori i shtatores së Adem Jasharit e vendosur në Prizren në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë që është edhe dita e lindjes së tij, ka thënë se me profesion është frizer.

Shtatorja është larguar sepse nuk kishte asnjë ngjashmëri me figurën e komandantit legjendar.

Autori i  asaj shtatoreje, Alban Buxhovi  ka folur në Frontal të T7 dhe e ka pranuar se me profesion është frizer dhe skulpturën e ka hobi.

“Kritikat i kam marrë për zemër, kam pasur komente negative. Skulpturën e kam kry në oborri. Por masi që u vendos kam pas kritika negative. Unë iu kam kushtu shumë përmendores. Kam punaur tre muaj me përkushtim. Unë e kam hobi, skulpturën e kam hobi. Ja ka nis me gjirafa”, tha ai.

I pyetu nëse ky është një hap i guximshëm ai tha se nuk është protesionist dhe se kjo shtatore ësht vetëm për oborrin e një qendre tregtare.

‘Unë jam përkushtuar maksimalisht. Unë për një oborr të qendrës tregtare. Pse jo. Me provu/ Unë të thashë jam përkushtuar maksimalisht duke e ditur se është figurë shumë e rëndësishme. Ja kam cu e kam vet pronarin. I ka pëlqy. Më tha vazhdo. Edhe familja ime e ka pëlqyer shumë. Unë po them si fillestar nuk kam bërë asnjëherë. Maksimalisht jam përkushtuar. Dihet unë nuk jam profesionist. Nuk e kam ba 100 oër qind. Unë e kam nisur në oborr. Kam punuar tre muaj vec mos me lënë gjysmë shtatoren e Adem Jasharit. Shumë më ka pëlqyer. Bile më ka ndihmuaR edhe vajza e vogël”, tha Buxhovi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu