Arjan Tivari, mjeku i urgjencës në spitalin Rajonal të Durrësit ka dhënë informacione mbi gjendjen shëndetësore të prokurorit Arjan Ndoj, i cili u plagos sot në një atentat me armë zjarri teksa udhëtonte me makinë drejt Tiranës. Në një lidhje telefonike për ‘Neës24’ Tivari tha se Ndoj ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë frakturë të klavikulës (afër shpatullës

Ndërkohë, i plagosuri tjetër, Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi, ndodhet në sallën e operacioneve, për shkak të dëmtimeve që ka marrë në nofull.

“Jam mjeku i urgjencës në spitalin rajonal Durrës. Më hollësisht duhet të fliste një kirurg. Me një prej të sëmurëve është duke u punuar në sallën e operacioneve. Prokurori është jashtë rrezikut për jetën, me një frakturë të klavikulës. Ndërkohë, një person është nisur drejt Tiranës. Prokurori është në reaminacionin e spitalit, në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa personi tjetër ka dëmtim të nofullës. Personi i tretë u dërgua në Tiranë, pasi gjendja e tij ishte e rëndë”, tha për ‘Neës24’ mjeku Arjan Tivari.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu