Aleanca ndërmjet Gjermanisë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës gjithmonë kanë qenë të forta.

Por, kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në zgjedhjet nacionale, shteti gjerman ka zgjedhur të mos përzihet fare në zgjedhjet në Kosovë.

Si rrjedhojë në fushatën e kandidates të LDK-së, Vjosa Osmani nuk është parë asnjë zyrtar gjerman që ka mbështetur atë publikisht.

Madje kësaj radhe as Partia D emoktristiane e Gjermanisë CDU e as ajo e Austrisë ÖVP nuk i kanë dhënë mbështetje Vjosa Osmanit.

Në zgjedhjet e kaluara, në emër të Gjermanisë dhe kryetarës së CDU-së, LDK-ja kishte pranuar letër mbështetëse nga Angela Merkel.

Në këtë fushatë partitë politike janë munduar të promovojnë lidhjet e tyre me shtetet perëndimorë që kanë mbështetur Kosovën në procesin e lirisë dhe pavarësisë.
|
PDK-ja kishte sjell njerëz të besueshëm të presidentit të amerikan, Donald Trump dhe atij britanik.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu