Hysen Dobroshi, person i kërkuar nga Policia e Kosovës për veprën penale të kryer ‘Vjedhje e rëndë’, është arrestuar gjatë ditës së sotme, transmeton Gazeta Metro.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas publikimit të fotografisë së personit në kërkim nga Policia, qytetarët kanë ndihmuar PK’në për arrestimin e të dyshuarit për atë vepër penale.

‘Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 28.12.2019 është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore-ekipi i sektorëve të stacionit policor Pejë – DRP-Pejë.

I dyshuari i lartcekur është dërguar në vuajtje dënimi në Qendrën Korrektuese Dubravë’, njofton policia.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu