Luan Latifi është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “marrje e ryshfeti” në bashkëkryerje me të dyshuarin A.B.

Me këto veprime i dyshuari i potencuar dyshohet se kryer veprën penale “marrje e ryshfetit” dhe veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Luan Latifi është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës.

Me vendim të prokurorit kujdestar, Luan Latifi është dërguar në paraburgim për 48 orë.

Kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Luan Latifi është arrestuar sot nën dyshimin për veprat penale “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Latifi është arrestuar paraditen e së mërkurës pas dyshimeve për përfshirje në rastin e marrjes së ryshfetit në vlerë prej 8,000.00 euro, për të cilin u arrestua të martën drejtori i Financave dhe Administratës së KPM-së, Arben Bilalli.

Me urdhër të prokurores së rastit, Latifi është dërguar në mbajtje për 48 orë. Lajmin e ka konfirmuar, Visar Rrecaj, avokati i Luan Latifit.

“[Luan Latifi] është arrestuar sot në cilësinë e të dyshuarit, nën dyshimin për veprat penale ‘marrje e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’ në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Komisionit të Pavarur të Mediave”, tha ai.

Latifi, i intervistuar për rreth tri orë nga hetuesit policorë të mërkurën, ka mohuar përfshirjen e dyshuar të tij në rast. Përfaqësuesi ligjor i kryeshefit të KPM-së ka thënë se klienti i tij nuk është i përfshirë në veprat penale për të cilat dyshohet.

“Intervistimi ka filluar rreth orës 12:00. Ai është ndaluar aty rreth orës 11:30. Latifi nuk ka kurrfarë lidhje me rastin e djeshëm. Asnjë nga veprat nuk i kemi pranuar dhe nuk është i përfshirë në ato vepra”, ka thënë avokati i Latifit. “Atij ka mundur t’i jetë përmendur emri si kryeshef ekzekutiv i KPM-së, por ai nuk ka kurrëfar lidhje me rastin e drejtorit të Financave”.

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, arrestoi të martën drejtorin e Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur për Media, Arben Bilalli.

Bilalli dyshohet se ka kërkuar 8 mijë euro nga pronari i një biznesi, bazuar në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Shtetit.

Arrestimi i Bilallit ndodhi nën dyshimin për marrje ryshfeti në vlerë prej 8,000 € (tetë mijë euro), me premtimin se do të ndikoj në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM-së.

Bilalli është në pozita të larta në Komisionin e Pavarur për Media që nga viti 2008.

Është arrestuar të martën drejtori i Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) me dyshimin e marrjes së ryshfetit në vlerë prej 8 mijë euro me premtimin se do të ndikoj në mosndëshkimin e një subjekti biznesor.

Pas arrestimit KPM ka ftuar institucionet që të merren me rastin deri në zbardhjen e plotë, në mënyrë që të sqarohet edhe opinionin publik por edhe brenda këtij institucioni.

“Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), sot është njoftuar jozyrtarisht se një zyrtar publik i Zyrës Ekzekutive të KPM-së është ndaluar mbrëmë nga institucionet e rendit dhe drejtësisë, nën dyshimin për veprën penale – marrje ryshfeti. Duke qenë të shqetësuar me këtë lajm, ftojmë institucionet e drejtësisë që të merren me rastin deri në zbardhjen e plotë, në mënyrë që të sqarohet edhe opinioni publik, por edhe ne brenda KPM-së. KPM shprehë gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë në mënyrë që të ndihmojë në zhvillimin e hetimeve deri në përfundim të rastit”, thuhet në komunikatën për media nga KPM.

Ndërkohë që për arrestimin e A.B ka njoftuar mëngjesin e së mërkurës Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim me Policinë e Kosovës, më 29.06.2021, ka ndaluar personin me inicialet A.B., Drejtor i Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas dyshimeve fillestare, personi i lartcekur dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë prej 8.000 € (tetë mijë euro), me premtimin se do të ndikoj në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM-së”, thuhej në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës. 

Policia e Kosovës, ka arrestuar Luan Latifin. 

Ai është arrestuar sot.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim me Policinë e Kosovës, më 29.06.2021, ka ndaluar personin me inicialet A.B., drejtor i Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dyshimeve fillestare, personi i lartcekur dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë prej tetë mijë euro, me premtimin se do të ndikojë në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM-së.

I dyshuari, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh.​ 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu