Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona me inicialet A.Sh., A.Ç., D.D dhe A.Ç., të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale, “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” nga neni 217 i KPRK-së, dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së, në lidhje me vendvotimin 2114B/01R, në fshatin Runik të Skenderajt.

I arrestuari me inicialet A.Sh., kryesues i vendvotimit, dyshohet se ka kryer dy vepra penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Ndërkaq, të arrestuarit tjerë me inicialet A.Ç., vëzhgues, D.D., qytetar dhe A.Ç., anëtar i një subjekti politik, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” nga neni 217 i KPRK-së.

Prokurori i Shtetit për katër të arrestuarit do të kërkoi caktimin e masës së paraburgimit.

Ballkani.info merr vesh se i arrestuari me iniciale A.SH. është Alban Shala. Ai është përmendur dje se ka gisht në zhdukjen e 450 fletvotimeve në Runik.

Shala, që vjen nga AAK –ja, ka mohuar të ketë qenë i pranishëm në klasë në momentin kur u morën fletëvotimet e zbrazëta dhe u nxorën nga aty.

Në foto (marrë nga Facebook), Arlind Shala shihet me kandidaten për deputete të AAK-së, Donika Kadaj.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu