Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar 3 djem kosovarë, 2 prej tyre 19 vjeç ndërsa tjetri 18 vjeç, transmeton GazetaFlash24.

Personat në fjalë janë arrestuar si të dyshuar për vjedhje të rënda, rastet kanë ndodhur në kohë e lokacione të ndryshme, njofton Policia e Kosovës transmeton GazetaFlash24.

Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjykatën , hetuesit policor kanë kryer edhe bastisje tri lokacione ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë gjësende që mund të përdoren si prova pas procedimit të rastit në institucionet përkatëse, shkruhet në njoftim.

Policia e Kosovës:

Arreston tre persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda
Nga hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda.
Rastet kanë ndodhur në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore kryesisht në qytetin e Prishtinës.
Puna e hetuesve policor lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë tre persona:
-A. M. mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
-I.G. mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
-D. M. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjykatën , hetuesit policor kanë kryer edhe bastisje tri lokacione ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë gjësende që mund të përdoren si prova pas procedimit të rastit në institucionet përkatëse.
Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes./GazetaFlash24.net

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu