Gjykata e Apelit ka përgjysmuar dënimin e Darko Tasiqit, i dënuar për krime lufte, nga 22 vjet në 11.

Në një deklaratë për media, Gjykata e Apelit thotë se e ka aprovuar pjesshëm ankesën e mbrojtësve të akuzuarit Darko Tasiq, njofton Klan Kosova.

“Gjykata e Apelit, gjeti se në veprimet e të akuzuarit, të ndërmarra gjatë luftës se fundit në Kosovë, konkretisht ndërmjet datës 25-27 mars 1999, përmbushen të gjitha elementet e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë( LPRSFJ), vepër kjo sanksionuar edhe sipas nenit 3 Konventës së Gjenevës dhe protokollit të dytë të saj”.

“I akuzuari, është dënuar nga Gjykata e Apelit më 11( njëmbëdhjetë) vjet burgim, në të cilin i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim. Sapo të jetë i gatshëm, aktgjykimi do t’iu dërgohet palëve sipas procedurave të parapara me ligj dhe do të publikohet i edituar në faqen zyrtare të gjykatës”.

Familjarët e viktimave të luftës kishin protestuar për dënim të ulët ndaj Tasiq edhe kur ai ishte dënuar me 22 vjet burgim.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu