Një qytetar i Pejës ka shkruar një status në Facebook dhe ka shprehur indinjatën e tij për masat e marra kundër virusit shkruan GazetaFlash24.

Ky qytetar sipas postimit të tij punon jashtë qytetit ku jeton dhe është dashur të futet si hajdut në qytetin ku jeton dhe ku ka familjen e tij.I njejti është ankuar se shumë biznese janë mbyllur dhe ekonomia po shkon drejt kolapsit si pasojë e masave anti-covid.

Postimi i plotë i tij:

Z. Zemaj, shpresoj qe tbjen me e pa kete:

Sonte, Z. Zemaj, u futa si hajdut ne qytetin ku jetoj dhe kam familjen, sepse me duhet te punoj ne nje qytet tjeter, e perfundoj punen ne 18.00, dhe udhetoj.Sonte, Z. Zemaj, u desht me parku veturen jashte qytetit, dhe me u fute ne rruge anesore ne qytetin ku kam linde sikur hajdut, sepse Policia e kosoves merr urdhera nga nje udheheqes qe krijon kaos.Sonte, Z. Zemaj, ke shkaktu ma shume pakenaqesi se sa siguri. Ke shkaktu ma shume humbje se sa perfitime per shtetin ku ti jeton/vepron.Z. Zemaj, virusin e kemi ketu, dhe duhet me u mesu me te. Kush deshiron me u kujdes per vehten, ka me u kujdes qe apo nuk qe ligji per me e rregullu kete gje. Z. Zemaj, humbjet qe po u shkaktohen bizneseve tash e sa muaj, nuk kane me u rikuperu kurre, dhe fatkeqesisht shume biznese tashme vec jan mbylle si pasoje e ligjeve te shkujdesura.#hajmedet

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu