Njohësi i çështjeve politike në vend Arben Ahmeti në një prononcim për “Gazeta Blic” ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend .

Ahmeti thotë se nuk pret që të finalizohet një marrëveshje dhe respektivisht të bëhet një koalicion ndërmjet LDK-së dhe lVV-së

“Unë mendoj që nuk do të ketë koalicion LDK-LVV, kjo për shkak se partitë janë shumë të hasmura dhe me qasje të ndryshme prej dekadash. Kështu që çfarë lloj përpjekjeje nuk do të mund të rezultojë me një koalicion mes këtyre dy partive. Edhe pse joshja për pushtet është shumë e madhe nganjëherë nuk mjafton kjo që dy parti të arrijnë dakordim për qeverisje” tha Ahmeti për Gazeta Blic.

Ahmeti komentoi edhe qëndrimet e LDK-së pas takimit me ambasadorin amerikan Kosnett .

Pas këtij takimi kryetari i LDK-së dhe nënkryetari i saj u shprehën se zgjidhja përfundimtare për arritjen e koalicionit qëndron tek VV-ja.

“Duket që pozicioni i LDK-së është i ngurtë dhe po shihet se nuk kanë ndërmend të lëvizin nga oferta e tyre për Vetëvendosjen dhe Kurti duhet ta bëjë lëvizjen e radhës dhe të tregojë nëse mund të bëjë Qeveri apo jo”.

Gjatë ditës së sotme ambasadori amerikan Filip Kosnett dhe ish-shefi i misionit të OSBE, William Walker kanë qëndruar në zyrat e LDK-së.

Kosnett ka bërë thirrje dy subjekteve politike që sa më shpejt të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje dhe formohen institucionet .

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu