Beteja për Ballkanin ndërmjet ShBA-ve dhe Rusisë po hyn në fazën përmbyllëse finale! Perëndimit nuk i shkoi përdore ndarja mes Moskës dhe Beogradit, andaj përgatitet goditja përfundimtare, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

Kjo vërejtje dramatike vjen nga akademikja ruse Jelena Guskova që është eksperte për Ballkan, sipas saj ShBA në citet që shkuan kanë tentuar të mënjanojnë Rusinë nga Ballkani me mjete të ndryshme por pa pasur sukses.

“Histeria për shkak të forcimit të pranisë ruse në Ballkan kërkon përpjekje të reja që të diskreditohet Moska. Këtu të gjitha mjetet ishin të lejuara nga përgatitja e “mejdanit” deri tek afera e spiunimit”, tha ajo.

Guskova thekson se perëndimi përkundër mos suksesit të deritashëm nuk do ndaloj në përpjekjen me shkëputjen e bashkëpunimit mes Rusisë e Serbisë.

“Beteja për Ballkan ndërmjet perëndimit dhe Rusisë është në fazën finale. Në vitet e shkuara kanë tentuar mënjanimin nga regjioni me mjete të ndryshme përmes medieve, shoqatave joqeveritare që punojnë me donacione nga perëndimi, investime etj… por megjithatë kjo ishte e pamjaftueshme”, tha Guskova.

Akademikja ruse nënvizoi se këtu diçka tjetër është me rëndësi, ajo është se ShBA nuk qëndron mirë në vendin e vetë.

“Perëndimi nuk pati sukses të fsheh detyrën që ia ka vënë vetës, që të shkëpus Serbinë nga Rusia në prag të takimit Putin-Vuçiq, por takimi kaloi në atmosferë miqësore”, tha Guskova.

Duke komentuar aferën e spiunimit, atë e veçoi si “luftë speciale të ShBA-ve”, ndërkohë fazën e re e pret edhe më të fuqishme.

Miroslav Bjegoviç dekan i Fakultetit të Sigurisë ‘Edukons’, vlerëson se perëndimi assesi të pranoj realitetin.

“Është pjekur koha që amerikanët edhe perëndimi të kuptojnë se detyrën e tyre nuk do ta kryejnë, përkundër kanë vulosur lidhje vëllazërore të pashkëputshme. Popullit serb nëpër histori edhe sot nuk e kishte vështirë të zgjedh anën e vërtetë. A është ajo që na merr territor apo ajo që respekton rezolutën 1244 që në rast sulmi ndaj serbëve në Kosovë të ofroj ndihmë ushtarake dhe mbrojtje popullit serb?, pyet Bjegoviç.

Guskova shton se procesi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit ka hyr në rrugë kpa krye për fajin e shqiptarëve.

“Serbët pranuan të bëjnë lëshime, pa marrë asgjë si shpërblim. Pa pjesëmarrjen e Rusisë në bisedime do të jetë vështirë të lëvizet nga pika e vdekur. Pse? Sepse nuk kemi interesa në Kosovë dhe nuk vendosim kushte. Pjesëmarrja ruse do të hapte mundësi për arritjen e marrëveshjes që do iu konvenon të dy palëve”, porositi Guskova.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu