Senatori republikan, Tom Cotton, tha që do të shikojë mënyra se si ta bëjë Kinën që të japë përgjegjësi për përhapjen e koronavirusit.

‘’Kam shumë besim që Amerika do të arrijë edhe një herë që të kalojë rrezikun serioz ndaj shëndetit tonë që erdhi prej koronavirusit të Wuhanit’’, ka thënë ai.

‘’Ne do të dalim më të fortë nga kjo sfidë, dhe do ti mbajmë përgjegjës ata që i shkaktuan këtë botës. Ne do të përparojmë në ditën e re’’, shtoi ai, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu Cotton citohet të ketë shkruar edhe në Twitter se ‘’Kina do të paguajë për këtë’’.

Gjithsesi, më herët i njëjti kishte thënë se Kina mund ta ketë krijuar virusin në njërën prej ‘’superlaboratoreve’’ të saja në Azi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu