Bëhet fjalë për një video e realizuar vite më parë, e që nuk është parë në të kaluarën. Në këtë video shihet ish-kryeministri Albin Kurti, teksa flet para Policisë së Kosovës.
Pamjet janë bërë pas mesnate, në një protestë e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, siç dëgjohet këtu ish-kryeministri duke thënë se është ora 2 e natës.Ai paralajmëron se ky është vetëm fillimi për Kosovën, ndërsa video ilustrohet me shkrimin se, “Albin Kurti kishte të drejt”.
“Ushtria e Serbisë ka qenë ushtri e robotëve. Ushtria Çlirimtare ka qenë ushtri e njerëzve. Bëhuni ushtri e njerëzve, jo ushtri e robotëve. 14 mijë shqiptarë i kanë vrarë. 20 mijë femra i kanë dhunuar.. etj. Në Hagë e keni Idriz Balajn të dënuar, ndërsa asnjë nga Serbia deri më tani nuk është dënuar. Merreni me mend, në Hagë ka shqiptar të dënuar e s’ka serb”, thotë mes të tjerave Albin Kurti.Në vazhdim, dëgjojeni këtë fjalim të Kurtit, të realizuar vite më parë, që përkon tani më kohën.