Pas një kohe të gjatë në rrugë, në Kuvend me fjalime e gaz, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tashmë po flet si një udhëheqës i vendit.

Lëvizja Vetëvendosje pritet të fitojë 31 deri në 32 deputetë sa kishte edhe në zgjedhjet e fundit, por atij do t’i takojë mandati për të formuar qeverinë e re të Kosovës.

Një koalicion i mundshëm me LDK-në do ta ballafaqojë me një sërë sfidash të mëdha – duke përfshirë kryesoren – dialogun me Serbinë.

Ndërsa, së fundi, një intervistë dhënë për një media në Shqiperi, deklarata e Kurtit po bënë jehonë gjithandej.

Ai teksa flet për dialogun me Serbinë, thotë se sa të jetë gjallë do të flas për krimet e Serbisë në Kosovës gjatë luftës së fundit.

“Dy mijë euro vëllai vëllait nuk ja falë. Dy mijë euro borxh dhe nuk mund të pinë kafe normalisht-dridhet kafja. A e dini se çfarë borxhi na ka Serbia. Pse jemi të relaksuar ne shqiptarët për borxhin e madh që na ka Serbia. Mbi 1 mijë fëmijë i kemi të vrarë. Sa të jem gjallë kam për obligim të flas për ata që nuk janë gjallë. E kemi obligim ndaj dëshmorëve”, shprehet mes tjerash Kurti.

Kujtojmë se edhe gjatë fushatës zgjedhore, është thënë se prioritet i Vetëvendosjes do të jetë dialogu me Serbinë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosja e udhëhequr nga Albin Kurti është fituese e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Në bazë të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të 95% të votave të numëruara të rreth 800 mijë votuesve, lëvizja Vetëvendosja, mori rreth 26%.

Ajo u pasua nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, me 25%. Partia e tretë u rendit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21%, ndërsa partia e katërt u rendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj me rreth 12%, që për dy vjet drejtoi qeverinë.

Derisa, PDK tash e 12 vjet që ishte pjesë e qeverive të Kosovës, ku dy mandate mbante edhe postin e kryeministrit, do të kalojë në opozitë.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu