Situata nga Covid -19 shumë shpejtë mund të dal nga kontrolli. Kështu po paralëjmëron mjeku kosovar, njëherësh këshilltar i kryeministrit Hoti, Visar Berisha.Ai përmes një postimi në facebook, ka paralajmëruar për rrezikun nga Covid 19 me të cilin Kosova mund të ballafaqohet shumë shpejtë.

“Jemi afër një rreziku real e të matshëm! Covid-19 po shtrihet dhe kapilarizohet me shpejtësi e cila po e shton veten eksponencialisht. Situata është serioze! Nëse nuk i përmbahemi masave secili prej nesh do ts përfundojmë duke bërë garë për një shtrat në spital”, ka shkruar Berisha.Berisha ka alarmuar edhe për mungesën e vaksinës.

“Ne nuk jemi askund afër imunizimit te tufës, qe ndonjë medioker mund ta ketë pretenduar. Nuk e kemi as vaksinën. Ne kemi një moshe të re popullate qe është shndërruar ne super shpërndarës te virusit. Te ndalemi për një moment e te reflektojmë; maska është alternativa e vetme, distanca po ashtu. Ikni vizitave familjare dhe ndejave te përbashkëta, nuk është koha tash”, ka shkruar ai.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 661 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.Rastet e reja – që përbëjnë shifrën më të lartë të infektimeve brenda një dite në Kosovë që prej fillimit të pandemisë – dalin pas testimit të 1,617 mostrave.IKSHPK-ja po ashtu njofton se edhe gjashtë pacientë me koronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 22,206. Prej tyre, 720 pacientë kanë vdekur dhe 15,921 janë shëruar.Ndërkaq, raste aktive janë 5,565.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu