Mediat serbe kanë komentuar takimin e sotëm të Gent Cakaj, ministrit të jashtëm shqiptar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Ato këtë takim e kanë quajtur si përpjekje të shqiptarëve për të marrë Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën.

Shkrimi i plotë:

Takim skandaloz! Shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria po diskutojnë: Po në Medvegjë?

Ministri i Jashtëm shqiptar Gent Cakaj bisedoi sot me Kryeministrin e Kosovës, Avdulah Hoti, për, siç pretendon ai, “procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë”, dhe shtoi se ai do të punojë në rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të shqiptarëve.

“Ne kemi shprehur shqetësim të thellë në lidhje me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Ne do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për të rritur dukshmërinë ndërkombëtare të situatës së shqiptarëve në luginë,” shkroi Cakaj në Facebook-un e tij.

A do të përpiqen shqiptarët të marrin jugun e Serbisë?/BotaSot/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu