Një akuzë e rëndë publike ka ardhur nga Halil Geci, i cili në një postim në Facebook nuk ka hezituar të përmend emra duke i quajtur si bashkëpunëtor në vrasjen e njerëzve të LDK-së.

“Ja filluan nga Enver Maloku,atentati kundra Ibrahim Rugoves për te vazhduar me vrasje ,maltretime rrahjet etiketime për të cilat po hetohen nga specialja. Këto grupe vrastaresh të udhëhequra nga Hashimi Broja me kompani, dhe i mbështetur me para e logjistik nga Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa si forcë politike ishin të lidhur këmbë e krye me këta tradhtar”, ka shkruar ai në Facebook.

Geci thotë se ashtu siç ka liria emër, ka emër edhe tradhtia.

Në shkrimin e tij, ai përmend edhe Nanon e Klosit, si të infiltruar e bashkëpunëtor në tradhtinë kundër Adem Jasharit, Sali Çekajt e Zahir Pajazitit.

Postimi i tij i plotë:

Image

“Tradhëtia ka Emer”

Ashtu siç Liria ka emër ashtu edhe Tradhëtia ka Emer

Liria e ka emrin sakrificë e gjak dhimbje luftë e flakë për ta gëzuar të shtrenjten Liri,duhet mendje, miqesi guxim.

Për ti prirë kësaj sakrifice të shtrenjt me emrin Liri ishte UÇK-ja, por qdo punë madhore kerkon mbeshtetje se pari nga populli,e së dyti mbeshtetje nga miqet e fuqishem siq ishte Amerika,Gjermania Britania,dhe e tërë bota demokratike.

Pikërisht UÇK-ja e kishte këte mbështetje edhe nga vet populli edhe nga vet fuqit e mëdha.

Këtë mbeshtetje e kuptoi pushtuesi ,dhe pergtiti mbeshtetsit e tyre,duke regrutuar si tradhetaret shqipfoles te vendit,dhe i futen me flamurin e liris me emrin e UÇK.!

Formacioni në teren i UÇK-s i udhëhequr nga Adem Jashari Sali Qekaj Zair pajaziti,ju hyri tradhetia nga mbrenda,që nga ajo kohë e ka emerin Hashim Broja me kompani të mbeshtetur nga Nanosi e Klosi dhe shumë argat tjerë,tradhtaret këta që ja ndryshuan kahjen liris.!?

Tradhëtia Ka Emër !

Ata që hyn me flamurin e lirisë e me dogmen e tradhëtis kan emër.!

E para që u shfaq në terenet e rezistences ishin komunikatat kundër Ibrahim Rugovës dhe njerëzve të tij që i udhëheqeshin institucionet nga ai duke i etiketuar si tradhëtar,me denime me vdekje, me pseodonime të ndryshme Zabuni,Profesori, e të tjer emra,disave ua lënin te pragu i deres letra me nga një plumb të mbshtjellur si tradhëtar që do te vriten,dhe ashtu ndodhi,duke i vrarë kudo që i zenin dikë në prag të shtepisë diken në rrugë duke i zgjedhur për ti vrarë ajken e atëdheut!

Ja filluan nga Enver Maloku,atentati kundra Ibrahim Rugoves për te vazhduar me vrasje ,maltretime rrahjet etiketime për të cilat po hetohen nga specialja.

Këto grupe vrastaresh të udhehequra nga Hashimi Broja me kompani, dhe i mbështetur me para e logjistik nga Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa si forcë politike ishin të lidhur këmbë e krye me këta tradhëtar..!

Hashim Broja ecte me krah fluturonte vriste e rrahte e etiketojke kë donte. Si i regrutuar i pushtusit filloi lobimin për ndarjen e Kosovës e deri te shitja e tokës të Rugovës Malit të Zi,Zajednica ekstra territoret per Manastiret dhe shumë poshtërsi tjera që e kan emrin tradhëti.

Isa Mutafa i përzier këmbë e krye me këto grupe sot krekost si ti nxjerrim nga burgu ata që e vranë Xhemajlin,Enverin ,Smajlin ,Tahirin ,

Drinin,Besimin,Bekimin e shumë të tjerë,aq ma keq me parat e taksapagusve duan ti mbrojn disa nga tradhëtaret që i mori specialja..!?

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu