Ish kryetari i Kuvendit dhe ish lideri i PDK-së, Kadri Veseli është paraqitur sot para Gjykatës Speciale.

Sekretarja administrative e Dhomave të Specializuara në Hagë ka thënë se ai akuzohet për 10 pika, krime që i ka kryer sipas kësaj gjykate.

“Veseli akuzohet për këto vepra penale si krime lufte që janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme si dhe për këto vepra penale që janë krime kundër njerëzimit që janë: përndjekje, burgosje, akte tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave. Këto krime u kryen në prill të vitit 1980″, tha ajo.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu