Policia ka kontrolluar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë 17 lokacione të dyshuara për trafikim me njerëz. Tri nga këto lokale janë mbyllur, ndërkaq janë hasur duke punuar 133 persona.Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se janë shqiptuar gjoba dhe vërejtje për mungesë të dokumenteve të punës.“Zyrtarët policorë kanë kontrolluar 17 (shtatëmbëdhjetë) lokale në lokacione të ndryshme.

Tri nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorët komunalë si dhe janë shqiptuar gjoba dhe vërejtje për mungesë të dokumenteve të punës”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në këto lokale janë hasur duke punuar 133 punëtorë, prej tyre 86 gra e 47 burra.“Në këto lokale janë hasur duke punuar 133 (njëqind e tridhjetë e tre) punëtorë, prej tyre 86 (tetëdhjetë e gjashtë) femra dhe 47 (katërdhjetë e shtatë) meshkuj. Nënshtetësia e këtyre punëtorëve është: 70 (shtatëdhjetë) kosovarë/e, 61 (gjashtëdhjetë e një) shtetas/e të Shqipërisë, 1 (një) Serbisë dhe 1 (një) Bullgarisë. Në lokalet e kontrolluara janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gjëra të ndaluara (sprej, shufër metalike) të cilat janë sekuestruar nga Policia”, thuhet në njoftimin e Policisë.“Të gjithë shtetasit e huaj, në mungesë të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, janë referuar të trajtohen nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së”, njofton Policia.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu