Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti, i ka thyer dy duar pas një aksidenti me biçikletë në Gërmi. Vetë Ahmeti përmes një postimi që e ka shkruar në Facebook njofton se i theu dy duart.Ai thotë se ka qëndruar 12 ditë në spital, e tregon se mjekët e kanë trajtuar shumë mirë.

Shkrimi i plotë i Ahmetit:

Të dashur miq,Pas aksidentit që pësova me bicikletë në parkun e Gërmisë, arrita ‘të shpëtojë’ me dy duar të thyera dhe disa lëndime të vogla.
Në ditën e 12-të të qëndrimit në QSKUK mjekët më liruan në shtëpi. Gjatë qëndrimit aty kam marrë trajtim të shkëlqyer nga ato që i takoja përditë, infermieret apo siç jemi mësuar ti thërrasim motra medicinale, të cilat i falenderoj shumë.Poashtu falenderoj mjekët për trajtimin në veçanti mjeken Vlora Podvorica trajtimi i të cilës ishte vendimtar ditën e aksidentit.
Falenderoj të gjithë familjarët dhe shoqet e shokët për kujdesin por më duhet t’i veçoj disa :Ilir Tërstena, Egzon Balaj, Ardit Krasniqi, Valëza Mjeku, Rinor Jusufi, Valon Hoti, Gen Zeqiraj, Ahmet Mujeci.Edhe pse jam më mirë e kam të vështirë të shkruaj në telefon andaj ndjehuni të lirë të më thërrisni a vizitoni në shtëpi. Falemnderit për interesimin, mesasazhet dhe kujdesin.

Të dashur miq,Pas aksidentit që pësova me bicikletë në parkun e Gërmisë, arrita 'të shpëtojë' me dy duar të thyera dhe…

Publiée par Valdrin Ahmeti sur Mercredi 30 octobre 2019

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu